Të tjerët – Sylejman Qyqalla
Në politikë-
-nuk kam nevojë të them gjë,ngase përditë flet ALBIN KURTI-trashëgimtar i të madhit,UKSHIN HOTI.Të tjerët janë palaço.
Të tjerët
Po të hanë,hajnat-po të hanë;
secili nga një copë,moj nanë!
Ah,Kosovë,kaq shumë të kapi zia;
e sëmurë nëna-e sëmurë dhe bija!
Të kafshojnë,Kosovë,si qentë coftinën;
të sëmurë kem’ Tiranën-të sëmurë Prishtinën!
Të sëmurë Shkupin-Preshevën-jetime;
ah,shqiptar,sa poshtë re,moj zemra ime!
Të ranë hise,nanë-përherë veç zagarë
ikin nga gjiri yt,moj nanë-dita pa i parë!
Ikin vashat zana-ikën e mjerë djalëria-
-kurrë bre,më keq-nuk ka qenë Shqipnia!