May 17, 2024

Pse heshte – Sylejman Qyqalla

PSE HESHTE

Pse heshte,kur duhej të flisje
Dhe ujkun na e solle në torishtë?
Tash kot qan,o hut,moj buzëlëpirëse,
Kot hiqesh “engjëll”,more karrabisht!

Pse heshte,kur duhej të çarteshe si lubi
Kur po të qepej fat i kombit nga hiena?
Askush në jetë s’na e bëri më zi se ti
Që shite kështjellën nga jashtë e brenda!

Pse heshte,mor memec…pse heshte…
Dhe zjarri ynë u shua si gjethe vjeshte?!

Shpërndaje: