Kosovë – Sylejman Qyqalla
KOSOVË
Të ëndrrova e të desha,Kosovë,ndryshe,
Po ëndrrat,hatashëm,në mes na u prenë!
Të lanë pa shpresë,o popull,si dallëndyshe…
Jashtë shtëpie të përzunë,ta dogjën folenë!
Të desha,Kosovë…të desha fare ndryshe,
Po ëndrrat na u plagosën…na u bënë meit!
Një lubi zemrën e madhe ta çau në dyshe…
Na lanë pa emër,pa dritë…si një evgjit!
Të desha,Kosovë,në prehrin e nënës të pish sisë,
Në eterin,ku yjet thërrasin diellin anembanë!
T’u këputën udhët nga një fort e egër bishë…
Të desha bashkë me Preshevë,me Shkup e Tiranë!