Kam nje perlë (Mulla Idriz Gjilanit) – Sylejman Qyqalla
KAM NJË PERLË
(Mulla Idriz Gjilanit)
“Edhe zotit i jam falë…
Zemrën e kam si inxhi
Por Atdheun e kam të parë:
Një flamur e një Shqipëri!”
Ku ta zbraz vrullin më parë,o vëlla…
Kah t’ia nis në këtë mal të lartë?…
Me shall në popull të thoshim:Mulla;
Në front:”Krahë shqiponje,zemërzjarrtë!”
Ç’i the Selman Rizës,kur e bëtë betimin;
Gjon Serreqit me Ymer Berishën?…
“Është toka jonë,vëlla,ta japim kushtrimin…
Nga Serbia…nuk e duam këmishën!”
Me Hoxhë Kadri Prishtinën,kaherë ishe parë;
Me Vaso Pashë Shkodranin,njeheshe kaherë:
“O,mbi çdo fe,vëllezër…ne jemi shqiptarë…
Pa liri s’do kesh as komb as fe as nder!”
Me Hoxhë Hasan Tahsinin qirinjtë ndezur mbanit;
Me Adem Gllavicën gjoks i vëtë rrethimit…
Zemra të çahej,Mulla Idriz,për plagë të vatanit…
“Shqipëri e bukur!”-thoshe me gjuhë të Naimit.
Me Hafëz Ali Korçën po lidhje një mijë ura:
“Është toka jonë…vdesim me gra e me fëmijë…
Përpara,nipër të Gjergjit,vraponi,o burra…
Nuk jemi jetimë,jo…çdo gur është Shqipëri!”
“Edhe zotit i jam falë…
Kam një perlë që ruaj në gji
Në zemrën time,e kam të parë:
Një flamur e një Shqipëri!”
Bensheim,30 tetor,
në orën 23:40