Lexuar :
115
JU,POETË
Ju,shokë poetë,që ikët,
Fjalën në gjysmë keni lënë.
Shumë drita na i fikët…
Sa shumë mbetët pa thënë!
Për ju,shokë poetë,që ikët,
Ta dini,o ju,që mbetët pa gjumë!
Lavdia për ju-kurrë s’do të fiket…
Sa pak për vete-për ne bëtë shumë!