Në jetë – Sylejman Qyqalla
NË JETË
Në jetë shumë njerëz i bleva për grurë,
Që në hyrje i njoha dhe më dolën egjër.
Po nga udha ime-jo s’u tunda kurrë…
Kurrë nuk ka shije kungulli si një pjepër!
Në jetë,natyrisht, shpesh dhe u gabova,
Mata me kandarin tim- asnjë gram s’e huq.
T’i shartoja pemët-me kohë u mësova…
Njësoj si ujku qimebardhë-si ujku i kuq.
Në jetë shpesh herë dhe u rrëzova,
Por mësova se krundet s’bëhen dot miell.
Shpesh dhe veten time fort e qortova:
“Shumë dhelpra,Sulo,ka nën këtë qiell!”