Lexuar :
117
PUTHJET
Mos kurse puthjet,e dashur,
Hidhu sipër dhe ca trëndëlinë!
Ngrohi në oxhakun e afshur,
Ma zgjo nga gjumi poezinë!
Mos ngurro-s’do lodhem unë,
Hidhi puthjet si rrebesh me shi!
Të tretem fare-të bëhem shkumë,
Një trung të bëhemi unë e ti!