Urë- Sylejman Qyqalla
URË
Pesë qind vjet jetë unë i kam;
me mijëra herë u rrëzova nga dardha.
Asnjëherë në kurriz thyer s’jam…
isha nisur pakthyeshëm kah ditët e bardha.
Pesë qind vjet jetë mbi shpinë i kam;
rrëzohu-çohu,po udhën s’e humba kurrë.
Të mblidhja gurët,kurrë dorëzuar s’jam;
o të shuhem fare-o do ta bëj një urë!
Pesë qind vjet e tëhu jetë i bëra…
s’më zë gjumi dot,po s’erdhi pranvera.