Servil – Sylejman Qyqalla
SERVIL
U përpoqa të bëhesha “servil”
-po assesi… nuk munda!
“Mos u bëj ushujzë e debil!-
-ma tundi e vërteta gishtin te hunda.
U përpoqa…thashë-ta shoh si duket kjo punë
-po assesi…kutërboja si mendere- një qurravec!
“O rri siç je o zhduku ,o Sulo,nga unë!”
-ma tundte perdja e fytyrës gishtin-spec.