May 17, 2024

Ti, themel – Sylejman Qyqalla

TI,THEMEL
Ti rri i fortë,si kala,themel
Se të nisa me gurin-djersë.
Mbi shtratin tënd asgjë s’del…
Hilenë e çave pjesë-pjesë.

Ti rri i fortë,vigan si në mal- flamur
Se të nisa me zemër e pa maskë.
As kohë as stuhi-s’të tundin kurrë…
S’u fsheha si kërmidhi në guaskë.

Ti rri i fortë,themel i gjyshit e i tim eti,
Vetë më mësuat për besë e për nder.
“Anijen-familje,o bir,s’e trazon as deti…
Dhe shpirtin e kristaltë,s’e ndot asnjëherë!”
Sylejman Qyqalla

Shpërndaje: