I thashë hijes – Sylejman Qyqalla
I THASHË HIJES
Dhe në u lodhsha unë-ti mos hesht,
Më mbaj në këmbë dhe kur është gri.
Dhe në mos paça gojë-ti mos resht…
Siemezë të mbetemi prore unë e ti.
Dhe… në vdeksha-s’i dihet-kushedi…
Mbaj pranë vetes ndonjë abazhur.
Nëse s’lashë gjë -patjetër shkruaj ti,
Po…nga shtati im-mos u largo kurrë!