May 17, 2024

Fanar – Sylejman Qyqalla

FANAR
Unë nuk kam nevojë të mbaj maskë;
s’e kam nga rrënja as nga të parë.
S’jam kërmill që mblidhet në guaskë…
kam udhën time dhe ballin të pavrarë.

Unë nuk fshihem dot pas kollonave;
Herë të dukem”Qerim” e herë “Simon”.
Nuk jam poet i kaparisur salloneve…
të ndërroj lëkuren time,si kameleon.

Unë…nuk kam shumë…kam një Atdhe,
Rruzullit,kurrë në jetë s’i bëra zarar.
Për të vërtetën…jam “kalë” i pafre…
po munda,për botën do bëhem fanar.

Shpërndaje: