Më thanë – Sylejman Qyqalla
MË THANË
Më thanë:”Rri mënjanë dhe hesht,
Harro se kah shkon e kah vjen!”
Të rroj i padukshëm si një plesht…
Kjo kohë do kokën time ujem!
Më thanë:Harro gjuhë e harro traditë,
Kurrë mos thuaj:një plus një-bëjnë dy!
Rri në errësirë e kurrë mos kërko dritë,
Bëhu i verbër,i shurdhër-pa tru e pa sy!
Më thanë:Hyr në llum e thuaj:”U kënaqa!”
Të bardhën gjithmonë lyeje me të nxirë!
“Sa bukur kjo jetë;ku raça mos u vraça!”
Bëhu maskë e kurrë mos dëfto fytyrë!
Më thanë…e çka nuk më thanë…
“Jo me popullin!”Të bëhem me tiranë!