Unë – Sylejman Qyqalla
UNË
Mos pandeh se s’jam “modern”,mos,
nëse s’sillem në kafene me etiketë unë!
Nuk bëhet dot,mor xhan, deti kos…
nëse pulën e pjekur e gruan s’i ha me pirun!
Mos pandeh se s’jam “i kohës”,nëse jam si toka,
paçka se puthjet i bëj më bukur se ju,”kozmosi”.
Unë s’e thyej dashurinë për akullore e ca hoka…
Unë vetë jam mbreti e për ju jam dhe vetë “bosi”!
Dhe unë di tufë lulesh të bëj për timen-gruan,
por me ferra-kurrë bre,s’i ngatërroj buzë e gushë!
Zemra ime…veç dashuri të kristaltë brenda ruan…
kurrë mjaltë e helm në një hambar dot s’i mbush!
Mos pandeh se jam nga ata,-siç thonë,-“i vjetri”,
ta dish,mua kurrë në jetë s’ma hëngri qeni shkopin!
Në dashuri,kurrë ankesë,të thuhet:”Ndoshta tjetri”…
për fushën time-vetë unë e bëj horoskpoin!