May 23, 2024

Maska – Sylejman Qyqalla

MASKA
Kaq gjatë,or,të vështrova
Po në kokën tënde s’pashë fytyrë!
Shumë vonë të kuptova…
Të bardhën,kaherë e paskëshe nxirë!

Ka kohë që me nge të sodita,
Po fytyrë te ti…s’vura re kurrë!
Se ke shumë maska-kurrë s’e dita…
Dy përjashta e dhjetë nën lëkurë!

Ka kohë që trokas e bërtas:
“Oburrani…dhelprën brenda e kemi!”
Për “dele”,pse ujkun e qoras…
Jemi të verbër apo në gjumë jemi?

Shpërndaje: