May 22, 2024

Tha poezia – Sylejman Qyqalla

THA POEZIA
Me orë të tëra ka që përpëlitem,
“Hajt”,-thashë,-“ta thur saora një poezi”!
“Jo,çun,jam e rëndë-kaq lehtë s’selitem…
s’bëjmë konak saherë të duash ti!”

Ka orë të tëra,që unë “ndez drutë”
Të ndez stufën e muzat t’i grish.
“Jo,çun!”-tha poezia,-“s’jam prostitutë…
saherë të të shkrepë,tek unë të vish!”

Shpërndaje: