May 19, 2024

E dua poezinë – Sylejman Qyqalla

E DUA POEZINË
Amani,o ju-që veten e quani “poet”,
Mos ia mësyni kot të më mashtroni!
S’i dua vargjet tuaja,që s’kanë jetë,
Të pagjak…të ftohta- si vetë betoni!

E dua fort poezinë,që tund xhelatë,
Që s’ka frikë as turp nga djersa e balta!
Dhe po të digjet-ringjallet vigan prapë
Po,si kapedan u qepet maleve të larta!

S’e dua poezinë të molisur,të sëmurë,
Që nxin e poshtëron të bardhën letër!
S’e dua “poetin” që s’çan kokën kurrë
Dhe kungullin…gjithnjë e ha për “pjepër”!

Shpërndaje: