May 6, 2024

Për flamur e Arbëri – Sylejman Qyqalla

PËR FLAMUR E ARBËRI

Jo,jo!Me këto letra nuk di të luaj;
nuk di të luaj me letra t’tradhtisë!
Në Shqipëri valon flamur i huaj…
si kalë Troje-flamur i Turqisë!

Jo,jo!Nuk më do kjo kohë mua;
s’bëhem i verbër,të hesht si kufomë!
Shqipërinë time-Shqipëri e dua…
me një zot shtëpie-si gjithmonë!

Jo!Ju vraftë rrufeja juve,që bëni sehir!
Ju vraftë buka e sofrës sime arbërore!
Gjakprishur,që Arbërinë e duani teneshir…
qeraxhi në shtëpi nëpër tela e llogore!

Jo!Nuk e dua kë turqe të më mbajë ders;
s’e dua atë fe,që Gjergjin ma ndan në mes!

Jo,jo!Dhe në mbetsha në botë fillikat,
Dhe në u bëfsha baltë ose i tëri hi,
Për flamur e Arbëri-do të ringjallem prapë…
Veç këngën time do ta them përsëri!

Shpërndaje: