Qante Toka një ditë – Sylejman Qyqalla
QANTE TOKA NJË DITË
Qante Toka një ditë,dhe sytë fshinte me shami
“O Sulo,jam lodhur tepër shumë,o vëlla!
jam bërë si gomari me barrë,më hyp çdo njeri…
jam lodhur e ndotur. nga njeriu..sa më s’ka!
Qante një ditë Toka me lotët si gurrë:
Sa gabim bëra…pse njeriun e strehova!?
As perëndisë hallall s’ia bëj kurrë…
që ma solli këtë racë e vetë u përcëllova!