Nina-nana – Sylejman Qyqalla
NINA-NANA
Nina-nana,o shqiptar
Të përkund djep i Turqisë!
Fli,siç fle e hiqesh zvarrë…
Nën hije të verbërisë!
Nina-nana,Kosovë e shkretë,
(Me gjumë rritet veç fëmija!)
Kurrë një yll s’të ndrit në jetë…
Çka ta ban vetja-as perëndia!
Nina-nana,o bij iliri,
Mos u ço deri të bjerë nata!
Hoqi plaku-tash vuan dhe i biri…
Të sjell turku shumë dekorata!
Nina-nana…o na iku treni
(Paska tren dhe kjo botë?!)
“Me kismet!”-pëlcet refreni…
E ke biletën-është e kotë!
Nina-nana,mori loke,
Fli e gjumin bane tamam!
Ta fal hoxha nji brisk shoke
Pastaj lahesh në hamam!