Të tërën – Sylejman Qyqalla
TË TËRËN
Desha të them diçka,po ec e gjeje;
thesi i fjalëve,nganjëherë-deri në grykë!
“Unë e para do të dal,para teje…!”
Edhe poetët ngatërrohen,bëhen pykë!
Desha…desha shumë,po,ç’të prek më parë;
t’u hidhem buzëve apo qerpikëve mbi sy?
“Ja,”frontin”,o çun ta vë në dorë plot zjarr”
E gjeta fjalën!”Të dua siç je- të tërën ty!”
Worms,22 korrik 2020