May 9, 2024

Ah bre shqiptar – Sylejman Qyqalla

AH BRE SHQIPTAR

Ti as bileten kurrë me kohë nuk e preve
Dhe për gjumin tënd- trenin shan se të iku!
Për llumin që ke brenda-kurrë kokën s’e ktheve
Pa ngrënë fare,thua:”Sa i këndshëm është fiku!”

O shqiptar,s’di tjetër pos të qash e të krekosesh,
(Me çifteli e ahengje-tërë botën e pushton!)
“Me:”Jam ilir…pellazg…”-skuqesh e tërbohesh…
Pas një ore-sërish sharje e gjumë -avazin vazhdon!

O shqiptar,mos thuaj se në botë je më i miri
(Me llafe,o i mjerë-s’ngrihet dot kalaja!)
Mos e mbaj veten se në rruzull je “djalë dëshiri”…
Vonë të del gjumi nga injoranca e sevdaja!

O shqiptar…mos qep më me gjilpërën- Mesjetë
Kur të tjerët kapin Marsin -janë dhe mbi retë!

Shpërndaje: