Njerëzit – Sylejman Qyqalla
NJERËZIT
Phu,sa shumë gënjejnë njerëzit për vogëlsira,
Çuditem e kokën e mbërthej me duar!
Sa shumë,-them,-kjo botë pjell poshtërsira
Dy taborret i ndaka tepër i lartë një mur!
Sa gënjyekan njerëzit,për hiç,për ca qindarka,
Fytyra e tyre,si kameleon paska shumë ngjyra!
Po valëve të larta,s’u del mbanë e vogla varka…
Kjo botë hileqare…e mbarsur nga llumi e zgjyra!
Sa gënjejnë njerëzit…përditë shoh më shumë,
Zhgënjehesh fort e kokën mbërthen e mbyll sy!
Fjala thuhet e ndërrohet e sakaq tretet si shkumë…
S’ka gjë!Nga dashuri e nga dhimbjet u lindën poezi!
Worms,18 korrik 2020