Më ndje, poezi – Sylejman Qyqalla
MË NDJE,POEZI
Më ndje,poezi imja, për torturat;
bashkë me mua nga kjo botë pise!
“E kemi detyrë,bashkë t’i bëjmë urat…
e keqja,o poet-të dyve na ra hise!”
Më ndje,poezi!Të rash hise unë,i keqi
dhe pa pasur pula,të duhet të thuash:”Ish…!”
“Po të mos ishim NJË-do ishe vetë dreqi…
fjalë e vepër-gjithnjë,poet, duhet të rrish!”