O shqiptar – Sylejman Qyqalla
O SHQIPTAR
O shqiptar,o mashë e huaj,
kur do zgjohesh,mor i pafat?
Fort përzjeve gjakun me ujë…
përditë n’shtëpi sjell taksirat!
O shqiptar,o gjumash i mjerë,
kur do zgjohesh,mor aman?
S’mblodhe mend dot asnjëherë…
vallë,të të zgjojë-a ka kambanë?
O shqiptar,o lule, o hënë e diell,
ku ma humbe frymën e plisit?!
Përditë turp truallit m’I mbjell…
vdekja të vjen nga farë e pisit!
Ah,shqiptar…sa shumë kam për të thënë…
harrove ke kë njerkë e kë ke nënë!