May 20, 2024

Nënë moj – Ç’ruan,moj nënë, në arkë të nusërisë. E përkëdhel si fëmijë, me aq kujdes?!

NËNË,MOJ

Ç’ruan,moj nënë,në arkë të nusërisë
E përkëdhel si fëmijë,me aq kujdes?!
“Kam,mor bir,flamurin e Shqipnisë…
Pa të as rrnoj e pa të as vdes!”

Tash sa vite ra një e rëndë kambanë
Po në këtë orë,po në këtë ditë.
Kush tha se ti u lige,moj e madhe nënë…
Kush kësaj radhe të zuri pritë!?

Po ti veç lindje,o nënë Hajrie,kishe
Për flamurin tonë,gjithnjë u bëre fli!
Për Atdhe,vetë një mal zemre ishe…
“S’kemi shumë,bir-veç nji Shqipni!”

Shpërndaje: