Dy yje e një Hënë – Një “gjeneral”-një “princeshë”-një “kapedan”. Një Bleron-një Dianë e një Lirian
DY YJE E NJË HËNË
Një “gjeneral”-një “princeshë”-një “kapedan”,
Një Bleron-një Dianë e një Lirian
Moj treshja ime,që më jep jetë,
Çdo orë e ditë,ma lyrësoni me mjaltë!
Ndjehem i rinuar si një çun vetë
Dhe marr krahë-shkabë mbi mal të lartë!
Moj treshja ime e bukur,suferinë pranvere,
Mua,gjyshin,më bëni si një pionier!
Dhe në lodhem-më shlodhni herë pas here
Veç gaz e shend më sillni në derë!
-Ne jemi pellazgë,,nuk kemi gjen tjetër,
Dihet,gjysh,,.nga dardha pikon veç dardhë!
Në zemër shqiponjën dhe flamurin e vjetër…
Plisat e tu,o gjysh- po t’i zjellim radhë-radhë!