Mbi çdo fe – Do të të bëja,o hoxhë, më të mirin mik. Për ty do të thosha:të kam mik për kokë! Po të ndillje dhe ti për njeriun:paqe dhe dritë. Dhe jo si sot…që mbjell ferr në botë.
MBI ÇDO FE
Do të të bëja,o hoxhë, më të mirin mik
Për ty do të thosha:të kam mik për kokë!
Po të ndillje dhe ti për njeriun:paqe dhe dritë
Dhe jo si sot…që mbjell ferr në botë.
Do të të bëja vëllam,o njeri,më beso
Po të ishe si Tahsini e Hoxhë Kadri Prishtina…
Kthe kokën kah një qiell pa re,
Udhën e praptë ndrysho…
Mos na stis,o hoxhë,përralla të paqena.
Do të të bëja më shumë se vëlla…
Pse nuk bëhesh si Mulla Idriz Gjilani?
Jemi veç pellazgë,tjetër biçim s’ka…
Mos më sill verbërinë nga Irani!
Ti falu,lutu ditë e netë,deri në qiell
Po mos pandeh se jemi pa veshë e pa sy;
Kemi një zemër,një gjak e një diell…
Jemi shqiptarë dhe kemi një Shqipëri.
Pse nuk jeni si atë Gjeçovi e Fishta
Që kombin e vënë dhe mbi perëndi…
Si Noli që kombin s’e deshi “me bishta”
Si Pashkoja:”Mbi të çdo fe-shqiptari!”
Sylejman Qyqalla
Heppenheim,26 shtator 2012,
në orën 10:45