Pyesin brezat – Vallë,kah t’ia mbajmë, kë ta duam, për kë të duartokasim? Kur, vallë, të qeshim e kur të qajmë, kë ta duam, o vëlla e kë ta godasim?
PYESIN BREZAT
Pyesin brezat:vallë,kah t’ia mbajmë,
kë ta duam,për kë të duartokasim?
Kur,vallë,të qeshim e kur të qajmë,
kë ta duam,o vëlla e kë ta godasim?
Pyesin brezat:vallë,kah t’ia mbajmë,
në Atdheun tonë,a ka jetë pa Atdhe?
Qyqe pa krahë,nëpër botë udhakojmë,
edhe këtu të përbuzur,edhe atje pa fole!
Pyesin brezat:o vëlla,kah t’ia mbajmë,
a ka prijës,për popull të mos e zërë gjumi?
Ikin shekujt dhe ne njëri-tjetrin e shajmë…
morën shavran kuajt dhe na mbuloi llumi!
Pyesin brezat:ç’është kjo mjegull,kjo hata,
zbathëm një kalë e ç’na u desh një “i vjetër?
Asnjë shteg të bardhë,shqiptarë,për ne s’ka;
deri kur,vallë,ta hamë kungullin për “pjepër”?
Pyesin brezat:kur,vëlla,do të na dalë gjumi
ta shohim veten as në qiell e as në tokë?
Pas pashallarëve,fort na iki i shkretë truri…
deri kur më,o vëlla,dreqin ta bëjmë shok?