May 21, 2024

Tutjeta, gjysh e mirë se na erdhe (Diana, Liriani, Bleroni) – Sylejman Qyqalla

TUTJETA,GJYSH

(Diana,Liriani,Bleroni)

Tutjeta,gjysh e mirë se na erdhe;
Te ne,e dimë,të prushëron dashuria!
Çdo fjalë të ëmbël,në sytë tanë derdhe,
Ndaj,tek ne të tre,gjysh,gjendet poezia!

E sheh,gjysh,Lirianin-na u rrit!-thotë Diana,
Zemrën tonë,me Bleronin-e mbajmë në mes!
Në sytë tanë të rrjedhin muzat-si fontana…
Lindet poezia jote,o gjysh,dhe kurrë s’vdes!

Po na rritet daja i vogël,gjysh-thotë Bleroni;
O zemra jonë-i bukuri ynë “çamarrok”!
“Më ka ngjarë mua,ndaj të ndrit,gjysh,froni…
E pate vetëm një-tash-e ke dhe një shok!

S’durohesh dot,gjysh,pa ardhur te “Borëbardha”,
Të ma lëmosh flokun tim të bardhë,kaçurrela.
Herë pas here,bukur po të shtohet “aradha”…
Ke një kanarinë,o gjysh…dhe dy harabela!

Shpërndaje: