Kjo grua – Zëre se jam beqar e fillikat; si do t’ia bëja për botën që dua? Kufijtë do t’i shtyja, ku kam merak dhe sërish do ta merrja këtë grua.
KJO GRUA
Zëre se jam beqar e fillikat;
si do t’ia bëja për botën që dua?
Kufijtë do t’i shtyja,ku kam merak
dhe sërish do ta merrja këtë grua.
Zëre se jam beqar e shëtis krua më krua,
dhe në pëllëmbë të dorës botën e mbaj…
sërish do ta merrja vetëm këtë grua…
me këtë sy timin-të gjitha udhët i çaj.
Zëre se u rinova,u bëra “çamarrok” çun
dhe bota më ofron globin-çdo gjë që dua.
Me këtë që kam-shekuj do shtyj unë…
për zemër…mua më rinon veç kjo grua.
Zëre se…doemos,jeta ka dhe stuhi,
s’është gjithnjë mjaltë-ka dhe zehër.
S’do ndrroja asgjë…asgjë me ty…
ndaj pak një shekull-dua dhe të tjerë!