Aleksandër Moisi – A dëgjove, Aleksandër Moisi, a dëgjove? Po i mprehin kazmat ca të shitur zagarë!
ALEKSANDËR MOISI
A dëgjove,Aleksandër Moisi,a dëgjove?
Po i mprehin kazmat ca të shitur zagarë!
Më mirë ti me shokët,që ikët para kohe
S’shihni llahtaritë,që ju shembin dhe varret!
A dëgjove,Aleksandër…ç’po ndodh në Albani,
Se fjala deri në qiell,nga gjahtarë po ju vritet?
Mjer për ata që dhanë frymën,mjer për ty…
Ah,ti mal,që hesht…nga një plesht zëri të pritet!