June 2, 2024

Dada Zylë – Kam shumë mall për ty,dadë…tepër mall. Dhe ikja jote, moj dadë, më duket si vegim!

DADA ZYLË

Kam shumë mall për ty,dadë…tepër mall
Dhe ikja jote,moj dadë,më duket si vegim!
Më duket sikur jemi bashkë,më rrëfen përrallë…
O historia jonë e bukur-motër e babait tim!

Ka shumë vite,që më ike e kurrë,dadë, pa u parë
(Edhe kështu,djallëzisht na ndau i ziu mërgim!)
Prapëseprapë,zemër e fjala jote-të mbajnë gjallë,
O dadë-motër e xha Shabanit dhe e xhaxhit Rasim!

Një mijë histori,dada Zylë,i pate,moj,mbi shpinë
Sa shumë bukë gatove për heronjtë-sa e mullirit gur!
“Ndoshta,more vëlla,kësaj here po e bojmë Shqipninë…
dhe në dorë të shkaut…të mos jemi ma kurrë!”

Tepër herët,më ike,halla ime,o rrëfenja-dada Zylë
(E nga kush të dëgjojmë tash…tërë atë histori?)
Tash na u mbush kjo tokë me të palara e zgjyrë…
Na ikët o brez,me peng… për “Nanën Shqipni”!

Kam shumë mall…për ty,dada Zylë!

Shpërndaje: