May 10, 2024

Me pasqyren (Fabul) – U zura keq me pasqyrën një ditë: “Pse, pranë teje, moj, dukem më mirë?!”

ME PASQYRËN

-fabul-

U zura keq me pasqyrën një ditë:
“Pse,pranë teje,moj, dukem më mirë?!”
-Po s’më pe e të errësohen sytë…
Do biesh poshtë,si nga pema rrëshirë!

U zura e fola ashpër me pasqyrën ,
Kur po vështroja veten një natë.
-Djalo,po humbe udhën e fshehe fytyrën,
Ta dish,do të mbetesh fare fillikat!

Shpërndaje: