June 6, 2024

T’i biem ‘Armikut’, mike – Jemi që jemi,mike,si thua, T’i biem “armikut” me nge?

T’I BIEM “ARMIKUT”,MIKE

Jemi që jemi,mike,si thua,
T’i biem “armikut” me nge?
-Kjo brengë më bie dhe mua…
S’durohet “robëria”,e sheh?

Jemi që jemi,mike,t’i biem detit,
Ta godasim-t’ia shujamë valët?
-As unë s’i trembem dot sebepit…
Hiq spirancën,hiqi edhe shkallët!

Jemi që jemi,t’i pushtojmë “bjeshkët”,
Të duket Hëna e plotë tejembanë?
-E di,o xhan,ti fort i do lulepjeshkët…
Në mos ardhsha-mos paça muranë!

Shpërndaje: