Na ndjeni, dëshmorë – për gjakun tuaj.Na falni,që kaq të pacipë jemi! Polli Kosova, ca kopila me gjak të huaj dhe s’dimë për babain-kë e kemi!
NA NDJENI,DËSHMORË
Na ndjeni,dëshmorë,për gjakun tuaj,
Na falni,që kaq të pacipë jemi!
Polli Kosova,ca kopila me gjak të huaj
dhe s’dimë për babain-kë e kemi!
Na ndjeni,dëshmorë e ju martirë;
në tokë gjaku juaj-ende s’është tharë!
Kemi një bandë ujqërish të përzier…
gjakun tuaj e qitën të njomë në pazarë!
Më ndjeni,dëshmorë dhe nëna shamizezë;
ç’të them unë poetthi,ç’të them më parë!
Mjer ne për ju e për të ardhmin brez…
vallë,kah na piku,si barojë,kjo e ndotur farë?!
Na ndjeni,o dëshmorë…zemra më coptohet…
jemi në udhëkryq…me një mijë çudira!
Tradhtia mori hov si flakë,fort po “roptohet”;
të të shuaj çdo lule…cila të jetë më e mira!
Na ndjeni,dëshmorë…turp të dal dhe në sokak;
jam një poetth i pafuqi…po me ju jam,patjetër!
Ndoshta lind një agim i bardhë e për ju merr hak…
vjen ndonjë pranverë,ndonjë erë tjetër…!