Dashuroni poetët – Në doni diellin të ju afrojë dhe qiellin e hapur pa asnjë re, ndill poetin të të dashurojë… të shohësh botën pa asnjë fre!
DASHURONI POETËT
Në doni diellin të ju afrojë
dhe qiellin e hapur pa asnjë re,
ndill poetin të të dashurojë…
të shohësh botën pa asnjë fre!
Në doni lluks e lustra,në doni,
ikni nga poetët;s’është botë e tyre!
Në daçi jetën të bukur ta shijoni…
trokit pa maskë e lustra të një fytyre!
Në doni gaz të një bote të tërë,
globin e ëndrrave plot magji,
zbrit në kopësht me yjet sërë-sërë
në “burgun” e poetëve të rrish ti!