Fytyra dhe njeriu – I tha fytyra njeriut: Aman,mos gënje,o njeri; lëkura m’u rop duke e skuqur!
FYTYRA DHE NJERIU
-fabul-
I tha fytyra njeriut:
Aman,mos gënje,o njeri;
lëkura m’u rop duke e skuqur!
Vetëm skeleti më mbeti
me sojsorollope duke u puqur!
Aman,njeri,mos më fut kudo në leqe,
mos ma fut hundën në çdo brimë!
Qesh e artë e më bëre një teneqe…
po ma ndërron lëkurën në çdo stinë!