June 9, 2024

Haje këtë popull – Të gjitha të zezat bëjini, o faqezi, por “Në emër të popullit”-mos fol!

HAJE KËTË POPULL

Të gjitha të zezat bëjini,o faqezi,
por “Në emër të popullit”-mos fol!
Mos e mbllaçit gojën me emrin “Shqipëri”,
nëse për popullin je krimb e gogol!

Të gjitha të zezat bëja këtij populli të gjorë;
pasi të duron-haje bre dhe me garuzhdë!
Kaherë,i shkreti popull,me ty bëri kurorë…
pasi të mban nën sqetull-bëje bluzhdë!

Shpërndaje: