Fytyrë – Jam lodhur nga lustra e fasada, kjo botë…o sa pak nder e fytyrë!
FYTYRË
Jam lodhur nga lustra e fasada;
kjo botë…o sa pak nder e fytyrë!
Së vërtetës,kudo i bëhen barrikada…
Po thonë:”Kështu jetohet më mirë”!
Jam lodhur nga shtirje e gënjeshtra;
kjo botë…o sa pak fytyrë paska!
Në këtë botë mbushur me thjeshtra…
sa pak fytyrë e sa shumë maska!
Më 13 prill 2020