Mos u vono – Pse,moj lule,shpesh më thua:”Ik!” Dhe më mban me duar:”Mos u vono!”
MOS U VONO
Pse,moj lule,shpesh më thua:”Ik!”
Dhe më mban me duar:”Mos u vono!”
S’shqitet lehtë,moj një “kryeneç” ashik…
“Obobo!”-do thuash-“ç’zemër është kjo!”
Pse,moj zemër,prore më thua:”Ik!”
E me duar më mban e më thua:”Rri!”
Kot e ke…jam një “qerrata” ashik…
Moj lule,unë jam barka-deti je ti.