May 21, 2024

Floku dhe balli – Sylejman Qyqalla

FLOKU DHE BALLI

-fabul-
I paskësh thënë floku ballit një kohë:
-Ti ec kah të duash,fare udhë mos zgjedh,
Të mbuloj unë…të bëhem cohë…
Tërë një shtëllungë sipër ta hedh!

-Nuk mundem jo,flok i uruar…
Ti më mbulon veç kur s’ka stuhi!
Kush m’i fsheh mua pastaj njollat
Kur të mbetem qose,në pleqëri?

Shpërndaje: