Nuk hesht – Jo,jo unë nuk jam një mumje që hesht. Paçka për një plesht s’e djeg jorganin. Dhe nëse jam i vogël fare,sa një plesht, për UN-in tim-vetë do ta mabaj timonin.
NUK HESHT
Jo,jo unë nuk jam një mumje që hesht
Paçka për një plesht s’e djeg jorganin.
Dhe nëse jam i vogël fare,sa një plesht,
Për UN-in tim-vetë do ta mabaj timonin.
Jo,jo unë nuk hesht para një krimi e zallahie
Ku njeriu përpëlitet me plagë e kërkon bukë!
Dal në ballë e kurrë s’fshihem si skile,nën hije
S’jam pjalmë e hollë,një erashkë të më zhdukë!
Jo,jo unë kurrë s’heshta as do të hesht kurrë,
Të më pështyni:”Pyyh,ky qenka një palo poet?”
Më thënçin tërë bota:”Tyyh,sa i keq,sa i paburrë!”
Nëse fjalës sime që hedh në letër,s’i jap jetë!