June 6, 2024

Në sytë e vajzave – Gjithmonë ky shpirti im i trazuar,kryengritës, tundte grushtin për një vajzë, një nënë, një grua.

NË SYTË E VAJZAVE

(Kurrë s’e kam dashur poezinë qaramane,
po që godet veset,zgjon,ndrit e thërret)

Gjithmonë ky shpirti im i trazuar,kryengritës,
tundte grushtin për një vajzë,një nënë,një grua;
nuk e dua bre,kurrë një lot të virgjër përbindësh,
që godet si çekan mbi zemra,mbi mjaltë në krua!

Kurrë në jetë s’e desha një gjak të prishur;
gjithmonë e kam dashur veç me gaz këtë botë
ndaj them shpesh herë,i ndezur,i trazuar:
“Në sytë e vajzave,të grave-kurrë mos pafsha lotë!”

Shpërndaje: