Shqiponja – Po çante shqiponja me thonj një dhelpër. I tha ujku:”Po lëre,moj zonjë,ç’ke me të!”
SHQIPONJA
Po çante shqiponja me thonj një dhelpër
I tha ujku:”Po lëre,moj zonjë,ç’ke me të!”
Jo,se do të m’i hajë zogjtë dhe vitin tjetër…
Ata që vrasin pas shpine,gjallë s’do t’i lë!
-Po mirë,moj zonjë…mirë e ke…
Unë jam i mirë…ajka e nderit!
-Mor ujk faqeziu-njësoj dhe ti je…
Do ta provosh dhe ti majën e sqepit!
Dhe ti,o ujk,m’i çave zogjtë në gjumë
Unë e shkreta fort ty të zura besë!
Tash i thirra mendjes sime dhe unë…
Po më preki kush-me thonj do ta pres!