Lexuar :
180
PAQE
U bëre me shumë fytyrë,moj paqe
“Rrini urtë!”-na thua përditë me refren.
Ditën na bëhesh “e urtë”,manushaqe
Natën pas shpine-fort na gërryen!
U bëre me shumë fytyrë,moj paqe
“Ky është fati-mos kërko tjetër!”
Na lëmon njërën-na rjep tjetrën faqe
Herë bëhesh kungull e herë pjepër!