May 26, 2024

Nëse – Nëse një ditë unë vdes papritmas,moj mike, afrohu e më puq buzët e zjarrta përgjatë fytyrës!

NËSE…

Nëse një ditë unë vdes papritmas,moj mike,
afrohu e më puq buzët e zjarrta përgjatë fytyrës!
Do thuash:”Ç’pate,o xhan,kaq shpejt më ike!?”
dhe shkruaje diku:”Vdiq!Por vdiq në krye të detyrës!”

Nëse,moj mike,papritmas,kushedi… do iki një natë,
ti mos u dëshpro!S’dua buzët e tua të jenë ftohur!
Më rri patjetër pranë meje,mike,mos më lër fillikat…
shkruaje diku:”Pse më ike,o çuni im i pangopur!”

Nëse një ditë,mike,do të më shohësh të shtrirë,
mos shkul flokun…buzët e vala doemos m’i afro!
Do thuash:”Ou!Qenka gjallë…veç ca paska pirë…
çapkëni im buzët ka ilaç…as vdekja s’e do!”

Nëse një ditë…mos derdh lotë,mike,asnjë pikë…
nga dashuria…dhe vetë vdekja ka frikë!

Shpërndaje: