Monolog me Sulon – Shpesh herë veten ashpër e qortoj: O Sulo,po pse,djalë,bëhesh i marrë…- Sylejman Qyqalla
MONOLOG ME SULON
Shpesh herë veten ashpër e qortoj:
O Sulo,po pse,djalë,bëhesh i marrë…
si veten-botën s’e bën dot njësoj…
atë që s’e do udhën-kot e heq zvarrë!
Shpesh herë veten shufër-egër e godas:
“O Sulo,kot ua dëfton lepurin-gjurmët i duan!
Ndoshta me kohën,kushedi,ke mbetur pas…
si mulliri yt,or lal,asnjë tjetër dot s’bluan!
Shpesh herë godas veten…flas me poezinë:
Eja,moj motër,bashkë çiltërisht të qajmë hallin!
Sulo,kot çan dërrasa…mos merr botën mbi shpinë…
e ke parë…s’bënë as bëjnë dot engjëlli me djallin!
Shpesh herë qortoj veten-godas sa më dhemb…
e si ta bësh,mor mik sot “dajë” një dreq!
Kot e ngrit atë,që s’do të qëndrojë në këmbë…
kot flet me ata,që kërkojnë ferra n’përpeq!