Atë ditë – (Heroinë Ylfetes e heroit Mentor Humolli)
ATË DITË
(Heroinë Ylfetes e heroit Mentor Humolli)
Atë ditë e tërë fusha,mbushur tym e mjegull,
Ylfetja thërriste:”O vëllazën,o sot o kurrë!”
I tërë populli,si një grusht-me gjoks zjarr e hekur:
“Prina përpara,vëlla Mentor-me flamur!”
Atë ditë tym e mjegull-Ylfetja çau rrethimin:
“S’bëhet jotja toka ime,moj Serbi!”
Dhe tanksat dridheshin,Mentori kall trishtimin:
“O shka-je në Llap-këtu i thonë Shqipni!”
“Unë,po iki,Vëlla Mentor-ke dhe më për të bërë;
hiq çdo gur që na ndan-shpërthe.vëlla,kufirin!”
Ta jap besën,moj motër Yll-do t’i heq të tërë…
armikut të egër-këtu në Lupç-do t’ia bëj qefinin!!”