May 22, 2024

Moj Kosovë – Lufta e pasluftës-për këtë është leku; nga ky pis-po t’bëhet hendeku! Zgjohu,o i mjerë-godit Toptanin; në emër “demokracie”-po ta gërryen vatanin!

Moj Kosovë

-lufta e pasluftës-për këtë është leku;
nga ky pis-po t’bëhet hendeku!
Zgjohu,o i mjerë-godit Toptanin;
në emër “demokracie”-po ta gërryen vatanin!

Në njërën faqe t’lëmon-trupin copa-copa,
godit Toptanin,o të mbuloi gropa!
Nxirre,moj tokë-as gjenazen mos ia lër;
këtij pisi,o popull-mos i bëj më nder!

Të shiti Toptani me gjithë tokë e ty;
trupin në Kosovë-zemrën në Serbi!
Zgjohu,more popull,nga gjumi dimëror;
mos ia lër kartat-ti vetë e ke në dorë!

Moj Shqipni
Zgjohu,moj Shqipni-e Kosovës NANË,
sërish mbi shpinë për së gjalli të hanë!
Të janë hedhur sërish “për inat t’partisë”
dhe të nëntëdhjetat gjëmën i bënë Shqipnisë!

Shpërndaje: